Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me plagosjen e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme
Rama shkruan në Twitter se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me PS-në, ndërsa shton se edhe plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”





