Për kryeministrin Edi Rama, e sotmja ishte sërish një ditë e humbur për studentët që protestojnë dhe nuk pranojnë të dialogojnë me të.

Në një status në Twitter Rama shkruan se: "Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit,po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres."