Nga tapeti i kuq i Pallatit të Kongreseve ku po qëndronte në këmbë për të pritur mysafirët e Tiranës që dpo të jenë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama ka komentuar marrëveshjen me qeverinë “Meloni” për emigrantët e paligjshëm që do të mbërrijnë në Shqipëri.

Në një intervistë për televizionin shtetëror italian “RAI 3” Rama bëri me dije dhe përfitimet e Shqipërisë në këtë ndihmë që po i jep Italisë. “Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje”, theksoi Rama.