Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish rreth debatit të krijuar me heqjen e "Shqiponjës", simbolit të 100-vjetorit të Pavarësisë, nga rrethrrotullimi te Dogana.

Në një postim në Twitter, Rama ka ironizuar qëndrimin e opozitës, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e tij për atë që e cilësoi dje "vulgaritet i ngritur në piedestal".

"Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia."