Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të mërkurë për takimin e radhës elektoral të kreut të opozitës Lulzim Basha në Korçë.
Rama publikon në Facebook një foto nga takimi dhe një foto nga procesi i vaksinimit antiCovid, teksa e cilëson djallëzi këmbënguljen sipas tij të Bashës në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve.
POSTIMI I PLOTË
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej…
Posted by Edi Rama on Wednesday, March 31, 2021





