17 dhjetor 2013 – Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria ka dialoguar si asnjëherë tjetër me biznesin për çështjen e taksave.Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se: “Asnjëherë s’kemi premtuar se taksat do i vendosi biznesi, po se do dialogojmë me respekt me biznesin dhe e kemi bërë këtë si asnjëherë!”

Ndërkaq, me herët gjatë ditës Partia Demokratike thirri një tryezë debati, duke  nisur diskutimet me biznesin per projektbuxhetin e vitit 2014. 

Në nisje të takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se projektbuxheti i vitit 2014 përpos se i sjellë në shkelje të ligjit, bëhet në mungesë totale transparence, duke shmangur konsultimet me grupet e interesit.