Pak pas daljes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në konferencë për mediat, ka reaguar kryeminisri i vendit, Edi Rama rreth tensioneve të ditës së sotme në KZAZ-të e disa qytetve.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kjo situatë nuk ishte e paparashikuar ndërsa e konsideron si revolucion imagjinar të punonjësve të bashkive blu.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”