Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar rreth vendimit të dhënies së tiutllit "Qytetar nderi" nga Bashkia Has, Gafurr Mazrekut.

Rama e ka dënuar këtë akt që kanë marrë këshilltarët e Hasit dhe mësohet se është shprehur i habitur për këtë propozim.

"Turp, Gafurr Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin "Qytetar Nderi". Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë!"-mësohet të jetë shprehur kryeministri.