Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit.

Rama tha se në tunel kishte shpërthyer uji gjë që bëri shtyrjen e afatit të përfundimit.

“Sot jam çliruar nga nja makth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë ramë edhe nuk kemi për të dalë më. Kur po ecte mirë e bukur plasën ujërat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit në pa afat. Nejse sot mbaroi “Odisea” e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marë një kala që nuk dorëzohej”, tha Rama.

 Rama tha se në çdo vepër infrastrukturore që është ndërtuar është me stadarde europiane pasi qëllimi i tij është në anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Jo vetëm ai tunel, por çdo vepër infrastrukturore që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital është vetëm me stadarnde europiane sepse ne e kemi ndarë mendjen i dashur Bledi sepse ne do ta bëjmë këtë vend anëtarë të BE deri në 2030 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë europiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Europë me standarde europiane”, tha Rama.

Në reagimin e tij Rama theksoi edhe njëherë se ky projekt i ka kushtuar shumë pak shtetit tonë pasi është bërë me PPP.

“Kjo vepër është bërë me PPP (Partneriteti Publik Privat) dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë pak se ç’do t’i kushtonte kur privati të mos jetë i detyruar nga kontrata që i kemi bërë që t’i bënte me shpenzimet e veta të gjitha punimet masive të paparashikuara që ndodhen kur plasi uji në Tunelin e Murrizit. Kjo vidhni, vidhni e juaj është si e disave që në komentet për hekurudhën Tiranë-Durrës shkruan “pse është me një korsi, apo e keni vjedhur tjetrën”, tha Rama.

Rama nuk ka lënë pa përgjigje edhe një komentues i cili e pyet për çmimin e palltos që mbante veshur në inagurim.

“S’ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës se të thonë që unë e pi verën 30 000 euro. Ti tani thua që s’po gjen dot pallton si e imja se do të thuash medemek që është jashtë serie. Jo mor vlla jo, në fakt nuk e mbaj mend sa kushton se e kam blerë në Gjermani, ku di unë si quhen ato para 20 e ca vjetësh”, tha Rama.