Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kandidatët e PS për deputetë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Partia Socialiste ka formuar një skuadër shumë përfaqësuese që u flet të gjithëve në Shkodër. Ai tha se përballë PS ka vetëm horizontin e Bashkimit Europian, ndërsa u shpreh se kundërshtarët e tij janë mbrapa. 

Rama: Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do. Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime sharje britma dhe lehje.