Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të përgjysmohet tatimi për pagat 40 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se nga ky vendim do të përfitojnë 60,000 qytetarë.

Kujtojmë që më herët Kryeministri ka konfirmuar se nga 1 korriku, për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero taksim.





