Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar sot me kryebashkiakët e vendit, ku ndër të tjera njoftoi dhe përjashtimin nga partia Socialiste të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.
Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Basha shkruan se kreu i qeverisë po lan duart me një kryebashkiak të korruptuar, ndëkohë që thotë se peshku qelbet që nga koka. Me këtë shprehje kreu i opozitës do të thotë se korrupsioni nis nga vetë kryeministri Rama.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha.





