Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Samitin e NATO-së në Bruksel përkrah kancelares gjermane Angela Merkel. Në samit nuk kishte si të mungonte dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e cila ishte dhe përballja e parë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Kreu i qeverisë, ka treguar rezerva në lidhje me qëndrimet e Trump gjatë fushatës së tij presidenciale në nëntor, përballë kundërshtares Hillary Clinton. Nuk ka ende informacione nëse Rama është takuar personalisht me të
Rama dukej i buzëqeshur teksa ecte me grupin e tjerë të liderëve në samit. Si për koincidencë, kreu i qeverisë kishte kombinuar kravatën e tij me xhaketën e kancelares gjermane.
Gjatë samitit të NATO-s, Presidenti Donald Trump bëri thirrje të përsëritura për të ndalur terrorizmin.
Në takimin e liderëve ishin dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek Alexis Tsipras.





