Edhe shumica zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës së grupit parlamentar.

Ndryshe nga takimet e përjavshme, mbledhja e sotme e grupit të PS-së kishte vetëm një element shtesë, nëse do të marrë apo jo në konsideratë thellimin e krizës politike pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve.

Por mësohet se kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje grupit të organizohen për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita.

Më herët Rama zhvilloi takimin e përjavshëm me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në Kryesi.