Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Porti i Durrësit këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë priti mbi 11 mijë pasagjerë ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Porti i Durrësit është përballur me një fluks të madh udhëtarësh këtë sezon vere, ku emigrantët por dhe shtetas të huaj po zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë dhe shijuar verën e nxehtë buzë Adriatikut dhe Jonit.