Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë përpara familjarëve të 4 viktimave të 21 janarit, e më pas vendosi karafila të kuq në vendin ku u vranë protestuesit. Rama tha se nuk e ka tradhtuar 21 janarin dhe deklaroi se një ditë drejtësia do të bëjë drejtësi për ngjarjen tragjike ku humbën 4 jetë.
Më pas postoi një foto me qirinj në profilet e tij në rrjetet sociale, por menjëherë vërshuan komentet negative nga qytetarët.
“Është rehat me ndez qiri o Edi Rama, po zgjohu nga gjumi dhe zbardhe ngjarjen.
Mjere familjet se ti e ke ne terezi.
Populli do drejtësi, jo pallavra;
Z. Rama je shum sportiv, king djal, por shumë frikacak;
Ata duan drejtësi, po drejtësia nuk bëhet me Ilir Metën, etj.”