Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të dy ish-presidentëve të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë i ka vendosur fotos hashtagun: “Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”, shkruan Rama.
Fushata “Liria ka emër”, ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Kësaj fushate i janë bashkuar edhe liderë të tjerë politikë nga gjithë trojet shqiptare.





