Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë fëmijët për ditën e parë të shkollës.
Ai e ka shoqëruar këtë urim me një foto të djalit të tij, Zahos i cili ka shkuar në shkollë për herë të parë.
Kreu i qeverisë thekson se ky ishte një emocion i rrallë për të. Ndërkohë që në urimin e tij nuk ka lënë pa përfshirë dhe prindërit dhe gjyshërit të tyre.
“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm.
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, thekson Rama.





