Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik “Shqipëria fiton” dhe lideri i saj Lulzim Basha tha se qëllimi i programit të PD-së është rimëkëmbja e ekonomisë.
Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të programit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në, duke thënë se premtimet e Bashës janë si tramvaji i vitit 2011.
Po ashtu, Rama ka postuar në “Instagram” deklaratat e më hershme të kryedemokratit ndaj LSI, të cilën e akuzon për korrupsion, teksa thotë se nuk do të bashkëpunonte me këtë forcë politike.
Krahas video, kryeministri shkruan; “Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit”.





