Kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në FB në lidhje me shpërndarjen e certifikatave në Gjendjet Civile për arsye të ndryshme.
Ai ka shkruar në FB se tashmë, çdo institucion që kërkon certifikata të aplikantëve për dokumente, do t’i sigurojë ato vetë.
Në këtë mënyrë, qytetarët nuk kanë pse presin në radhë në gjendjen civile për certifikatat e tyre, por do të jetë institucioni përkatës që do t’i tërheqë ato.
“Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re
Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri #ShqipëriaqëDuam”, shkruan ai.





