Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama i ka kujtuar homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev se është koha që ai t'i bëjë ftesën për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Me nota humori, Rama i tha kryeministrit Zaev se shpenzimet e drekës i takojnë qeverisë maqedonase.

"Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën. Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës. Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet."