Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në takim ministirn e Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë.
Rama ka ndarë dhe një lajm të mirë pas takimit me Tajanin. Ai bën me dije se janë gati të firmosin marrëveshjen e pesnioneve me Italinë.
“Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.