Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së ka prezantuar edhe drejtuesit e rinj për qarqet duke bërë disa ndryshime.
Taulant Balla i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.
Spiropali do të jetë në Kukës ndërsa për Beratin është caktuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.
Edona Bilali do të ketë Shkodrën, Adrian Çela Durrësin ndërsa për Tiranën, Edi Rama ka caktuar si drejtues politik të qarkut, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kurse Blendi Klosi do të jetë drejtues politik i Lezhës.
12 drejtuesit e qarqeve:
Taulant Balla, Fier,
Damian Gjiknuri, Elbasan
Arben Ahmetaj, Vlorë
Edona Bilali, Shkodër
Elisa Spireopali, Kukës
Ardian Çela, Durrës
Bledi Çuçi, Berat
Ulsi Manja, Dibër
Blendi Klosi, Lezhë
Erion Veliaj, Tiranë
Mirela Kumbaro, Gjirokastër





