TIRANË, 03 mars 2013- Ilirjan Celibashi është prurja më e re e Partisë Sociliste për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS-së nëpërmjet një deklarate për mediat prezantoi kandidatin e radhës për deputet, zotin Ilirjan Celibashi, njëherësh ish-kryetari i KQZ-së si deputet në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama vlerësoi Celibashin si personin që garantoi rotacionin e pushtetit ndershmërisht.
“Skudra jonë ngrihet mbi vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe të bashkuar me qëllimin e madh për të ‘Rilindur Shqipërinë’. Sot skudrës sonë kombëtare për ‘Rilindjen e 23 qershorit’ i bashkohet njeriu që mbahet për garantimin me ndershmëri të të vetmit rotacion pa dhunë në vend, Ilirjan Celibashi. Jam i lumtur që pas thirrjes sime për 2 vite që ti bashkohet dhe ai ma shprehu vetë vullnetin për tu bashkuar, me ne. Ai është një shembull për faktin se ndër të tjera me 23 qershor shqiptarët do zgjedhin mes pushtetit të një njeriu të vetëm dhe një skuadre njerëzish që janë këtu jo për të fituar për të përfituar, por për të dhënë në rrugën e një fitoreje ku do fitojë cdo shqiptar pa dallim partie”, u shpreh Rama.
Rama nuk kurseu sulmet ndaj kryeministrit Berisha, duke e akuzuar për vjedhje programi, teksa shtoi se “ajo është fundi i një epoke përfitimi personal e cila po vjen me rilindjen e një politiket ë re”.
CELIBASHI: ANGAZHIMI IM DO JETË SHEMBULL PËR POLITIKËN
Kandidati për deputet, njëherësh ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi theksoi se vendosi të angazhohet në politikë pasi sipas tij cdo njeri që mendon se duhet të ndryshojë dicka në Shqipëri, duhet të ndërmarrë një hap të tillë. Celibashi tha se angazhimi i tij do jetë shembull për politikën, duke shtuar se beson në alternativën e PS-së.
“Së pari do thosha që ftesa për ty angazhuar me ps daton shumë kohë më përpara që të vitin zgjedhjet e këtij viti, jo vetëm nga kreu Rama por edhe miq të tjera brenda PS. Është e vërtetë që më parë e kam refuzuar ftesën, po ashtu sikurse kryetari Rama evidentoi mendoj se është rasti se kush mendon se kapacitete për të përmirësuar atë cka është Shqipëria sot, duhet të angazhohet politikisht. Dua të përcjell me kandidimin tim mesazhin që qytetarët shqiptarë këtë radhë të mbështesin pa asnjë lloj ngurimi alternativën e PS, pasi mendoj se kjo është alternativa më e mirë për të qeverisur Shqipërinë për 4 vite të ardhme. Kjo alternativë do sjell jo vetëm zhvillimin ekonomik, por pas tranzicionit të gjatë programi i PS, do ketë mundësi të sjellë paqen sociale, stabilitetin politik dhe mirëkuptim mes palëve. Kontributi mi do jetë modest, por besoj se të gjitha ata që shprehin nevojën që ky vend duhet të ndryshojë duhet të angazhohen politikisht. Angazhimi im në politik do jetë shembull që politika shqiptare nuk duhet të jetë një mjet dhe profesion që nuk siguron realizimin e interesave të ngushta të atij që merret me politik por mjeti për të ndryshuar shoqërinë njerëzore. Mendoj se politika në Shqipëri mund dhe duhet të ndryshojë”, tha Celibashi.