Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “e-Transport”, e cila pritet të jetë platforma më e re digjitale për transportin ndërqytetas.

Rama shkruan në Faccebook se kjo është e ardhmja e afërt digjitale që do të menaxhojë dhe monitorojë të gjithë fluksin e udhëtarëve.

POSTIMI I PLOTË

MIRËMËNGJES

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete