Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet.
Edi Rama: Bëhet fjalë për një instrument të ri, një platforme të re, urë e re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe gjërësi shumë më të madhe ë në marrëdhënien e qytetari me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës.
Informacionet e paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim. Platforme ku do ndjekin në kohë reale shpenziomet e qeverisë shqiptare, do dinë se sa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen.
Është një risi dhe sfide e kësaj platforme është përditësimi i saj në kohë reale, duke marrë parasysh volumin që duhet përditësuar. Janë bërë hapa të rëndësishëm, prap se prap administrata nuk e ka instiktin e shpejtësisë në këtë aspekt, do të jetë sfidë e vërtetë po hap pas hapi ne do ja dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë.
Risia tjetër interaktiviteti i saj, deri sot një përfaqësues i media apo qytetar i drejtohet një institucioni të caktuar dhe nuk merr përgjigje në kohë, pasta i drejtohet komisionerit, pastaj ai institucioni. Bëhet fjalë për vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por të lidhura me mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale që të përgjigjet në afat.
Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilido intitucioni me një klërkesë për të marrë info do ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës.