Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Shkodër për të ndjekur nga afër nisjen e vaksinimit të bluzave të bardha.
Rama është pritur me protesta nga një grup fermerësh nga zonat e përmbytura të cilët kërkojnë mbështetjen e qeverisë.
“Të gjitha detyrimet ndaj shtetit i paguaj, përse shteti nuk vjen me sjellë një njeri me parë dëmshpërblimin. TVSH e gjëra më kanë ardhur për 6 muaj, 8 milionë lekë, i do shteti. i kam paguar. I kam paguar të gjitha siguracionet, të gjitha gjërat. Shteti përse nuk më përgjigjet mua?”- thotë një fermer.
“Përmbytjet… kanë kaluar 40 ditë që ne si njësi dhe njësi të tjera si Dajçi, Oblika, Oboti, Velipoja janë të përmbytura. Flasim për njësinë administrative Bërdicë, ku 350 hektarë janë të përmbytura dhe nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë”- shton një tjetër.





