Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon të promovojë investimet dhe ndryshimet që janë bërë në qytetet kryesore në vend me ardhjen e së majtës në pushtet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka zgjedhur qytetin e Durrësit, duke postuar një fotografi ku shkruan se falë Rilindjes Urbane ky qytet është transformuar pas shumë dekadash.
Statusi i plotë i Ramës në Facebook:
Mbrëmje në Durrës
Durrësi është një tjetër shembull domethënës i Rilindjes Urbane dhe me përfundimin e projektit në vazhdim të transformimit urban të zonës së plazhit, (më në fund pas dekadash të tëra edhe me kanalizime e ujësjellës për të qenë – projekti i ujësjellës kanalizimeve do të zbatohet në gjithë Bashkinë e re të Durrësit), qyteti ynë më i madh bregdetar, do të njohë një hop të ri zhvillimi turistik qysh vitin e ardhshëm





