Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi në Panorama Tv propozimin e kryeministrit Edi Rama për të vënë Vlora Hysenin në krye të SHISH duke thënë se njerëzit alarmohen kur përfaqësues të Kosovës marrin një post në Shqipëri.
Lleshaj u shpreh se ky propozim i Ramës duhet të ketë marrë pëlqimin e strukturave ndërkombëtare, pasi sipas tij çështjet e sigurisë në vend kërkojnë edhe angazhimin e partnerëve të huaj.
“Në thelb dua të them që më duket interesante si lëvizje edhe pse kam dëgjuar reagime kundër, këtu ka një rrymë njerëzish që alarmohen kur përfaqësues të Kosovës marrin një post në Shqipëri. Është reaksion i tepruar e kam parë dhe te raste e tjera që përmendin risi por ndryshe nga këta unë kam qëndrim që them na duhen më shumë kosovare në zyrat tona dhe për këtë kryeministri meriton vlerësim e njëjta gjë duhet të ndodhë në Kosovë, nëse ne themi që duhet të rrisim frymën e bashkëpunimit të parët që më vijnë ndër mend janë shqiptarët në Kosovë.
Ekspertët nuk mungojmë mund të marrësh dhe nga një qytet i Shqipërisë dhe të ndërtosh të gjithë Shqipërinë por duhet të ketë shpërndarje ka ekspertë sa të duash po bashke me anën funksionale ka dhe një anë politike këtu është vlera në princip më duket lëvizje e duhur që duhet zgjedhur por duhet të pasohet me hapa të ngjashëm edhe nga qeveria e Kosovës.
Së pari dua të them që këta që nxitohen të zbulojë lidhje agjenturore duhen parë me dyshim vetë dhe unë i refuzoj, arsyet e lirimit të saj unë nuk i di por këtu është një vendimmarrje që kërkon mirëkuptimin e shumë palëve të tjera të interesuar fakti që partnerët konsultohen mua ma bën të jem i qetë nuk mundet të emërohet në kreun e SHISH një person që nuk është i certifikuar dhe nga strukturat e tjera të aleancës se nuk janë vetëm çështjet tona të sigurisë, këtu është e qartë sa kur kandidatura merr shpjegimin e strukturave të tjera këto aludime janë pa lidhje, por këtu anormalja është normale. Nuk është vetëm propozimi i tij kërkon angazhime dhe me partnerët e tjerë sot siguria e Shqipërisë garantohet nga NATO dhe kanë dhe një zë në çështjet tona nuk mund të ketë një emërim pa u pranuam nuk është bërë akoma por jam i sigurt pa një konsensus nuk mund të ketë, nuk ka asnjë risk. Është në shërbim për reformë të thellë për arsye se është një shërbim i ndërtuar në vite problematike”, tha Lleshaj.