Kryeministri Edi Rama publikoi pasditen e sotme fotot 3D të shkollës “Shaqe Mazreku” në Durrës që sipas tij është drejt përfundimisht. Por të shumtë kanë qenë qytetarët durrsakë që kanë komentuar në postimin e kreut të qeverisë dhe madje me disa prej tyre ai edhe ka replikuar.

Vlen të theksohet, se në komentet e qytetarëve, një pjesë i kujtojnë Ramës zonat më të dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe ku ende nuk është vënë aspak dorë, ndërsa të tjerë i thonë se projektet 3D janë fasadë, ashtu si dhe vetë Rilindja.

“Shume mire me shkollat, po plazhi dhe Durresi,eshte ku theret qsmeti,kerkon shume invstime,eshte qyteti i dyte mbas Tiranes,dhe njekohesisht ,qyteti me i lene pas dore,eshte lene ne meshire te fatit,kete qytet si djathtas dhe majtas,duket sikur e urrejne”,– shkruan një qytetare.

“Mos me vazhdu pasaj me te thon qe keni mbulu gjith historin me betonin e shokut tat “Akullores” kshuqe vlla boj pun leji fjalet edhe fotot se na ke bo si fshat knej”,- shkruan një tjetër komentues.

Ndërsa dikush tjetër i shkruan “O pasha me lek borxh je ti ba ske ba asigja si burr shteti me fonde shtetrore vec ha muco pi muco”. Në përgjigjen e tij, Rama thotë se “Problemi nuk eshte borxhi, po mundesia per ta lare borxhin, prandaj ti duhet te gezohesh per faktin se Shqiperise i besojne perderisa i japin borxh sepse ne kohen e Sudes kokerr leku s’merrte dot borxh ky vend!”

Lexoni më poshtë komentet e qytetarëve dhe replikat e tij me ta: