Pushimet e verës duket se kanë nisur edhe për familjen kryeministrore.
Shefi i qeverisë, pak minuta më parë, ka bërë publike një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në bregdet me djalin e tij të vogël, Zahon.
Rama shfaqet mjaft i relaksuar me vogëlushin e tij. Por edhe këtë radhë, si gjithnjë është kujdesur që fytyra e të birit të mos duket, por duke e shfaqur Zahon vetëm me kurriz.
Rama e ka cilësuar këtë si ‘fotoja e ditës’.





