Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sot xhamive për të falur namazin.

Për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, urimet kanë nisur të shpërndahen edhe nga politika.

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin duke postuar në rrjetet sociale foto nga xhamia e Namazgjasë në ndërtim e sipër, teksa uron thjesht: “Gëzuar Bajramin”.