Kryeministri Rama ka publikuar një foto të të rinjve, të cilët janë punësuar tashmë në administratë.
Duke bërë retorikë politike ai ka shkruar se deri dje ata i “ndante tepsia” ndërsa sot kanë nisur punë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
“Ekselentët e sapopunësuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që plot të tjerë janë punësuar në tatime e dogana, plot 165 vajza e djem në total që kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante Tepsia #meStudentët”, ka shkruar Rama.





