Tashmë dihet që pas 1 janarit të 2019-ës, llotot e sportit ndalohen me ligj.
Ky vendim është marrë nga kreu i qeverisë që në muajin tetor dhe ditën e sotme, Rama ka publikuar një foto në Facebook, ku shfaqen disa punonjës që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.
"Lamtumirë", shkruan kryeministri krahas fotos duke e vlerësuar edhe njëherë këtë nismë të qeverisë që u miratua në Parlament.
Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.





