Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” pamje nga ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, si pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit.

Teksa ka postuar këtë foto, Rama nuk ka lenë pa shigjetuar kritikët, të cilëve u ka dërguar një përqafim nga larg.

“Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve”, shkruan Rama.