Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto-albumin e vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, një vizitë të cilën kreu i qeverisë e cilëson të paharrueshme.
“Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm”, shkruan Rama.





