Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga situata e krijuar në një nga shtëpitë e reja të rindërtuara në Durrës. Gjatë vizitës në një shtëpi, ku ndodheshin dy fëmijë të vegjël, motër e vëlla. Rama nuk e kursen autoironinë duke vendosur një epitet ndaj vetes, të përdorur nga kundërshtarët politikë.
“Kur vëllai vjen me Spidermanin të mbrojë motrën nga Gogoli”, shkruan Rama.





