Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një grafik të ecurisë së koronavirusit në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit dhe botës.
Rama shkruan se sot është më e rëndësishme mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja së bashku drejt fitores së kësaj lufte.
POSTIMI I PLOTË
TË GJITHA KANË RËNDËSINË E TYRE, PO MBI TË GJITHA SOT ËSHTË MBROJTJA E JETËS SË ÇDO SHQIPTARI DHE ECJA ÇDO DITË TË BASHKUAR, POPULL DHE SHTET, DREJT FITORES SË KËSAJ LUFTE QË NUK E ZGJODHËM, POR KEMI DETYRËN TA FITOJMË!
*nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë





