TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Twitter letrën e dërguar nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton. 

Kreu i PS-së e shoqëron postimin e letrës në "Twitter" me këto fjalë: “Kënaqësi fort e posaçme kur një ditë, për më tepër me shi, nis me një letër si kjo mbi tryezën e punës.” 

Në letrën që sekretarja amerikane e shtetit i ka dërguar Ramës thuhet se ajo shpreh kënaqësi për takimin me kreun e opozitës. Clinton gjithashtu falenderon kryesocialistin për emblemën e shqiponjës. 

“Ky simbol do të jetë një kujtim i mrekullueshëm nga Tirana”,- shkruan ajo në letër.