TIRANE – Afrimi i zgjedhjeve të qershorit i ka shtyrë liderët e dy forcave të mëdha politike të vihen në garë për të qenë sa më kontakt me qytetarët. Përveç kontakteve të drejtpërdrejta, kontaktet elektronike duket se po zënë gjithnjë e më shumë vend në mënyrën e komunikimit me votuesit potencialë.

Pas Berishës edhe kreu i PS-së, Edi Rama ka publikuar numrin e tij të celularit për të gjithë ata që duan të komunikojnë në mënyrë direkte me të.

Postimi është bërë sot në profilin e kryesocialistit në Twitter. “Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresën e emailit në numrin 0662030272. Edi Rama”,- shkruajti sot Rama në profilin e tij.