Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook pamje nga punimet në kantierin e Poligonit të parë publik në Shqipëri, ku do mundësojë testimin praktik për Leje Drejtimi.
Objekti i ri, po ndërtohet në Fushë-Prezë, dhe do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.
“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku në një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.