Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa vendi fqinj po lufton me Covid-19.

Në videon e publikuar nga Rama në Facebook, shihen arkivolët e rreshtuar në spitalin e Kremonës, pasi në morg nuk ka më vend. Në kronikë, tregohet me detaje se çfarë po ndodh në Itali dhe se si janë pacientët e infektuar me koronavirus.

“CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE

*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video,”– shkruan Rama krah videos.