Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, i cili u inaugurua një ditë më parë.

Kreu i qeverisë shkruan krahas videos se spitali është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.

“Mirëmëngjes, me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, shkruan Rama.