Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme projektin e një tjetër shkolle në Durrës që është shembur pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe po rindërtohet nga e para.

Bëhet fjalë për shkollën “Qemal Mici”, për të cilën, ashtu si edhe për të tjerat, kreu i ekzekutivit thotë se do të rihapë dyert më 26 nëntor.

Postimi i Ramës:

Shkolla 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, do të rihapë dyert në 26 nëntor, e rilindur nga gërmadhat dhe me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane

143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam