Në një kohë kur një pjesë e Shqipërinë është nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një prej operacioneve të shpëtimit të tre qytetarëve që rrezikonin të mbyteshin.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’, Rama shpreh vlerësim për punën e forcave të kërkim-shpëtimit që ndodhen në terren prej disa ditësh, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

Mes të tjerash Rama bën edhe një lutje, duke shtuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

MIRËMËNGJES  dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”, shkruan ai.