Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një video që vjen nga Konsullata e Milanos, ku marrin shërbimet qytetarët shqiptarë që banojnë në vendin fqinj. Rama theksoi se kjo zyrë ka pësuar transformim rrënjësor në ofrimin e shërbimeve.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.
Konsullatën e ka vizituar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili thotë se ajo po kthehet në një model se si mund të ofrojmë shërbimet konsullore edhe në vende të tjera.
Ndërkohë, përveç ministrit Ditmir Bushati, shihen edhe emigrantë shqiptarë teksa marrin shërbimet e nevojshme.
“Më parë kemi pasur pak probleme, por duke qenë se jemi pjesë e gjeneratës së re, përdorim internetin, për ne është më e thjeshtë aplikimi online, dhe më pas marrin dokumentin që duam”, thotë një vajzë e re përpara ministrit.



dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.


