Kryeministri Edi Rama e nis ditën e sotme me një mesazh shumë të veçantë dhe prekës, teksa vendi ndodhet në izolim total prej më shumë se një muaji, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Rama publikon pamje nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, ndërsa shkruan se duhet shumë përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër.
“MIRËMËNGJES duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve ”, shkruan Rama.





