Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për pak javë do të hapen dyert e banesave të reja për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Teksa uron ndjekësit për një javë të mbarë, Rama publikoi edhe një video të punimeve nga blloku i ri i banimit në Kavajë.

“Mirëmëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.