Në postimin e tij të zakonshëm të çdo mëngjesi, kryeministri Edi Rama sot e ka nisur ditën me projektin e Unazës së Re.
Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një video ku krahas shkruan se projekti është një ndërhyrje e rëndësishme në respekt të mjedisit.
"MIRËMËNGJES
dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur", shkruan Rama.
Kujtojmë se prej disa muajsh, banorët e Astirit protestojnë për shkak të këtij projekti që kërkon prishjen e banesave të tyre.
Projekti ka çuar në përplasjen e opozitës me qeverinë prej zbulimit të aferave korruptive, por kjo e fundit duket e vendosur për ta përfunduar nisur edhe nga postimi i ditës së sotme i kryeministrit.





