Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me pamje nga Porto Romano.

Teksa publikon një video, kreu i qeverisë shkruan në rrjete sociale se puna për Ekoparkun e madh të Durrësit po shkon drejt fundit.

“Mirëmëngjes, dhe me transformimin që vijon mbi vatrën e deridjeshme kanceroze të plehrave në Porto Romano, ku po shkon drejt fundit puna për Ekoparkun e Madh të Durrësit, ju uroj një fundjavë të mbarë.”